Home KRYESORE Aksidenti me 10 nxënës të plagosur/ 18 vjeçarja niset me helikopter

Aksidenti me 10 nxënës të plagosur/ 18 vjeçarja niset me helikopter

Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Vërzhezhë të Librazhdit. Një mikrobus që transportonte nxënësit për në gjimnazin e Çorovodës ka dalë nga rruga edhe është përmbysur.

Nga të dhënat e para flitet për 10 nxënës të plagosur, ku 4 prej tyre janë dërguar në Spitalin e Beratit. Ndërsa një vajzë 18-vjeçare po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi paraqitet në gjendje më të rëndë. Të gjithë të plagosurit janë të moshës nga 14 deri në 18 vjeç.

Mikrobusi me traga AA 445 KE transportonte nxënësit e fshatrave Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës.

*Në foto: Gjate transportimit në urgjence te te plagosurve

Njoftimi i policisë për ngjarjen

Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga.

Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën.

/Opinion.al

Share: