Home KRYESORE Aktorja shqiptare zhduket në mënyrë misterioze në Los Anxhelos

Aktorja shqiptare zhduket në mënyrë misterioze në Los Anxhelos

Quhet Adea Shabani aspirantja për aktore nga Maqedonia, e cila është zhdukur në mënyrë të mistershme në Los Angeles.

Rasti i 25-vjeçares shqiptare ka mobilizuar autoritetet dhe qytetarët atje, të cilët po ndërmarrin një fushatë për gjetjen e vajzës.

E reja u zhduk pa lënë gjurmë një javë më parë, diçka që sipas familjareve dhe miqve të saj është e pazakontë.

Shabani u largua nga Maqedonia 2 vjet më parë për të studiuar aktrim në Los Angeles. Shqetësimet u ngritën pasi vajza mungoi në një leksion të rëndësishëm në akademinë e aktrimit Stella Adler.

Dyshime ngjalli edhe mungesa e postimeve në rrjetet sociale, ku zakonisht ishte shumë aktive.

Mesazhi i fundit i dërguar prej saj fliste për qirinj të kuq, por nuk ofroheshin të dhëna mbi vendndodhjen.

Miqtë e 25-vjeçares po shpërndajnë postera të Adeas, e kanë kërkuar ndihmë edhe përmes rrjeteve sociale.

Për herë të fundit, ajo u pa në Wilcox Avenue në Hollivud e datën 23 shkurt.

Nëna e vajzës që udhëtoi nga Maqedonia drejt Los Angelesit në përpjekjen për gjetjen e të bijës ka punësuar një hetues privat për rastin.

a.s/dita

Share: