Home KRYESORE ARSIM SINANI: SHQIPTARËT E KONTESTOJNË EMRIN GORNA MAKEDONIJA

ARSIM SINANI: SHQIPTARËT E KONTESTOJNË EMRIN GORNA MAKEDONIJA

Shqiptarët e përgjegjshëm e kontestojnë emrin: Gorna Makedonija, pasi ka argumente se pas kësaj fshihet një corbë e njohur e aksit: Beograd, Athinë, Shkup, e që e ruan kontinuitetin sllav të këtyre hapësirave.

Ne, e cmojmë dhe e vlerësojmë punën e Perëndimit dhe mbetemi të përkushtuar që mos të lejojmë të përsëritet dashuria e vjetër sllave që FYROM të kthehet te ëndërra e vjetër që nënkupton afërsi me Rusinë dhe Sërbinë.

Më duhet t’a them hapur se vendosja e një emri të tillë si Gorna Makedonija, thjeshtë është fshierje e identitetit kombëtar shqiptar dhe e tjetërsimit të vendit. Ne, shqiptarët nuk kemi fuqi kushtimisht t’a pengojmë këtë por kjo do prodhojë probleme pasi nuk e zgjidh problemin dhe hap probleme brenda FYROMIT.

Le të dihet botërisht se e kontestojmë këtë emër dhe cdo emër që ka për synim zhbërjen tonë kombëtare.

Share: