Home KRYESORE Avionët turq shkatërrojnë anijen dhe radarët grek, simulimi i ushtrisë alarmon Athinën...

Avionët turq shkatërrojnë anijen dhe radarët grek, simulimi i ushtrisë alarmon Athinën (VIDEO)

Katër avionë F-35 të Turqisë janë ngritur nga baza e tyre pasi konstuan një anije ushtarake armike që kishte hyrë në ujërat turke duke e goditur atë me raketa të avancuara.

Avionët e tjerë shkatërrojnë një sistem radarësh armik dhe më pas kthehen në bazë.

E gjitha kjo është një simulim i Industrisë Ushtarake të Turqisë, e cila prezanton raketën e avancuar ajër-tokë të prodhuar nga Roketsan dhe nuk është një skenar i vërtetë.

Megjithatë, videoja është shpërndarë në mediat greke, të cilat kanë zbuluar se skenari është aplikuar në Egje dhe tipi i anijes armike të përdorur nga turqit përkon me ato greke duke bërë kështu që Greqia të jetë shënjestra e këtij operacioni sipas tyre.

Kaq ka mjaftuar që në blogjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen në Greqi të shpërthejnë akuzat ndaj qeveritarëve greke për mos armatosjen sa duhet të shtetit të tyre.


360grade.al

Share: