Home KRYESORE

Basha propozon 3 sektorë që shteti duhet t??ua heqë taksat

1
0
SHARE

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka vizituar qytetin e Elbasanit me rastin e Ditës së Verës dhe ka gjykuar se tri sektorë, që po spikasin, kanë nevojë për mbështetje nga shteti.

??Me miq dhe dashamirës, me deputetë e qarkut të Elbasanit, kemi vizituar si çdo vit, panairin këtu në Elbasan. Dua t??i uroj nga zemra të gjithë ata sipërmarrës, tregtarë, artizanë të cilët çdo vit paraqesin prodhimet e tyre në këtë panair.

Jam impresionuar veçanërisht nga disa biznese, kam parë bashkim vullnetar të zonjave shtëpiake që bëjnë punime dore; kam parë një përparim shumë të mirëpritur në përpunimin dhe mbledhjen e mjaltit dhenë veçanti jam impresionuar që në Elbasan ndodhet një nga fabrikat më të mëdha të paneleve fotovoltaike për proshimin e energjisë.

Përmenda këto të treja, i përzgjodha, sepse meritojnë mbështetje të drejtpërdrejtë nga shteti. Meritojnë mbështetje me ulje dhe pse jo, me heqje të taksave në disa raste dhe me subvencione për të krijuar një atmosferë sa më pozitive për mirëqenien dhe punësimin e shqiptarëve.?

Share: