Home KRYESORE Basha: Pse nuk arrestohen ministrat dhe kryebashkiakët e Ramës?!

Basha: Pse nuk arrestohen ministrat dhe kryebashkiakët e Ramës?!

Lulzim Basha ka dalë hapur kundër arrestimëve nga radhët e opozitës, të cilat sipas tij kanë motive politike.

Basha tha sot nga selia e PD-se: “Nuk mund të drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeveri nuk do të dalin para drejtësinë. Sot dua tu them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm.

Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar, të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm. Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër”.

Share: