Home KRYESORE Basha: Shqiptarët po shesin gjak për një cop bukë, Rama takon Tahirin...

Basha: Shqiptarët po shesin gjak për një cop bukë, Rama takon Tahirin e drogës

Kryetari i PD, Lulzim Basha duke iu shmangur debatit për akuzat e ngritur nga Balla, akuzoi Ramën se ka ikur nga salla e kuvendit dhe është takuar me Tahirin, të cilin e cilësoi, bosin e kokainës.

Basha: Largimi i Ramës nga kjo sallë është fakti më i mirë. Sot kemi kërkuar mocion me debat me kryeministrin se i hoqi bukën nga goja familjeve në nevojë. Por ai si ka prioritet këto. Kur vjen në pushtet me parat e krimit, nuk të bëhet vonë për ata njerëz. Ku është tani, Ai iku dhe takoj Saimir Tahirin, që ska burrëri ta takojë në kafe e shkon në skuatat e spitaleve. Shpikin sëmudje të paqena. Kanë vetëm një të përbashkët, si sëmundje, Kokainën, jo për atë që e konsumojnë të dy, por për ata që e sjellin me kontenier me vlerë 180 milionë euro. Lërini përrallat me Rus, por shikoni faktet me kolumbianë. Sot këtu jemi me mbi 30 mijë familje që nuk kanë asnjë grusht miell për fëmijët e tyre, ndërkohë që shesin dhe gjakun për të marrë ca para për ti blerë bukë fëmijëve të tyre.

Share: