Home KRYESORE Berisha: Çfarë i premtoi Rama-Tahirit në spital

Berisha: Çfarë i premtoi Rama-Tahirit në spital

0

Edhe pse Rama mohoi dje në emisionin “Studio e Hapur” se në spital është takuar me Saimir Tahirin, Sali Berisha këmbëngul se takimi mes tyre ka ndodhur, dhe për më tepër ka zgjatur një orë e dhjetë minuta, ndërsa publikon edhe një denoncim ku pretendohet çfarë u bisedua mes të dyve.

POSTIMI I SALI BERISHËS:

Antidroga dixhitale zbulon:

Qëllimet e takimit 70 minuta Rama-Tahiri në spital! sb

“I nderuar, një info e vogël që ndoshta ju hyn në punë:

Përshëndetje doktor, Rama mashtroi mbrëmë si për çdo gjë dhe takimin me Tahirin. Ai takim është zhvilluar dhe ka pasur dy çështje:

Së pari, Rama i ka premtuar Saimirit se së shpejti do ndërpriten hetimet ndaj tij.

Së dyti, në takim është diskutuar për ngarkesën e fundit të 613 kg drogë të Edi dhe Olsi Ramës. Kërkojnë t’i mbyllin me çdo kusht gojën Pezakut që shkruante se transportonte drogë për partizanët dmth vëllezërit Rama!

Njeriu i besuar i Saimir Tahirit në përgatitjen e drogës që pinte vetë ka qenë gjithnjë Roni Shqiopa, i cili deri pak kohë më parë (e hoqi Fatmir Xhafaj) ishte drejtor i Shtëpisë së Pushimit të MPB-së në Durrës. Lidhja e Ronit me Saimirin dihej nga gjithë ministria.

Roni Shqiopa ka lindur në Katundin e Ri në Durrës në vitin 1984, por banon në Durrës. Nga ky fshat është edhe Armando Pezaku (1993) që “çonte miell për partizanët”. Armando është djali i Agronit dhe Verie Shqiopës (me origjinë nga Sukthi).

Nuk është çudi nëse hetohen telefonat, të dalë lidhja e me Saimir Tahirin, nëpërmjet Roni Shqiopës. Jo më kot, Saimir Tahiri dhe Armando Pezaku, kanë të njëjtin avokat, Maks Haxhinë, të sugjeruar nga i njëjti person. Nëse vërtetohen si prova (tabulate, etj) lidhjet e Roni Shqiopës me Armando Pezakun dhe Saimir Tahirit do të ishte shumë e vyer për zbërthimin e grupit të partizanëve respekt.

Share: