Home KRYESORE Berisha në Azerbajxhan, Taulant Balla komenton mungesën e tij në Parlament

Berisha në Azerbajxhan, Taulant Balla komenton mungesën e tij në Parlament

0

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është i pranishëm sot në seancën plenare, ai ndodhet në Azerbajxhan për të marrë pjesë në forumin e 6-të global të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” me temë ” Rrëzimi i pengesave për krijimin e shoqërive gjithëpërfshirëse”.

 “Lulzim ke bërë mirë që nuk e lënë Saliun të vijë në sallë se do të ishte një provokim i madh. Në dritën e drejtësisë së re që po lind kemi shprese për drejtësi edhe për 26 jetët e humbura në Gerdec. Fajtorët të shkojnë aty ku u takon”, u shpreh në foltoren e parlamentit, kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Sakaq, Berisha në profilin e tij në facebook, shpërndau fjalimin që po mban në Azerbajxhan.

Share:
Reklama juaj