Home KRYESORE Biznesmeni Neranxi: Grabitjet e bizneseve ne Shqipëri për faj te paaftësisë së...

Biznesmeni Neranxi: Grabitjet e bizneseve ne Shqipëri për faj te paaftësisë së policisë.

Nga Nikollaq Neranxi*

Moskapja e autorëve të grabitjeve, nxit shtimin e kriminalitetit në vend dhe kjo falë paaftësisë së policisë, por deri kur do ecim kështu?

Në harkun e më pak se një jave, në Shqipëri kanë ndodhur disa grabitje. Filiali i një banke në Vorë, një market në Lezhë, vjedhje e një pike këmbimi valutor në Fier ku humbi jetën një person, vjedhje në Malësi të Madhe dhe në një fabrikë në Dishnicë.

Këto janë ngjarje të cilat tregojnë se vendi ka rrëshqitur në kaos dhe asgjë nuk është më e sigurtë, as jeta jonë, as shtëpia dhe as biznesi.

Sa herë lexoj për të tilla lajme, më vjen ndërmend momenti dramatik i dy viteve më parë, kur hajdutë të maskuar dhe të armatosur, në orën 3 të pasdites, erdhën për të grabitur Kompaninë Neranxi. Keqardhja më e madhe që kam ndjerë atë ditë, ishte troditja e madhe psikologjike e stafit tim, pasoja të cilat i ndjejnë edhe sot.

Dhe akoma më keq më vjen që sot e kësaj dite, autorët e asaj grabitjeje, nuk janë kapur akoma. Moskapja e këtyre keqbërësve, tregon paaftësinë e policisë së shtetit, por (siç kam marrë unë informacione në rrugë private), edhe përfshirjen në rastin e grabitjes së Kompanisë Neranxi, të ish eksponentëve të policisë të cilët nuk janë më pjesë e saj.

Për sa kohë nuk do zbardhen të tilla ngjarje dhe të mos vihen autorët pas hekurave, do dëgjojmë për ditë për të tilla ngjarje dhe jeta si dhe prona jonë do jenë gjithnjë e më të pasigurta.

  • Nikollaq Neranxi biznesmen shume i sukseshem, ish deputeti e politikan

 

Share: