Home KRYESORE ‘Çmendet’ në Facebook 50 vjeçari nga Shijaku, tri gra brenda një dite...

‘Çmendet’ në Facebook 50 vjeçari nga Shijaku, tri gra brenda një dite e denoncojnë në polici

Një 50-vjeçar është denoncuar tre herë në të njëjtën ditë në polici nga tre femra rreth të tridhjetave. Burime nga policia thanë se 50 vjeçari, banues në Shijak, nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj femrave .

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50 banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases M.L vjeç 31, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases K.K vjeç 28, banuese në Shijak. Neni 275 i Kodit Penal.

Share: