Home KRYESORE De-euroizimi, sovraniteti monetar dhe detyrimet në tregjet financiare

De-euroizimi, sovraniteti monetar dhe detyrimet në tregjet financiare

1
0
SHARE

Nga Elvis Zaimi, Ekspert i të drejtës financiare

Instituti bazë i transaksioneve që ndodhin në tregjet financiare janë detyrimet monetare, një institut i cili përfshin rregullat juridike mbi pagesat dhe instrumentat financiare.

Pagesat e detyrimeve monetare të linduara nga ekzekutimi i kontratave të shprehura në monedhën kombëtare zyrtare të një vendi i nënshtrohen të ashtuquajturit parim lex monetae, që do të thotë se nëse një detyrim pagese kontraktor është shprehur ose i referohet monedhës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, ai duhet të shlyhet në lek, d.m.th kreditori nuk mund të refuzojë shlyerjen e tij nga debitori në lek, duke kërkuar në mënyrë alternative nga ky i fundit që detyrimi të shlyhet p.sh në euro.

Ky rregull, në sistemin ligjor shqiptar, është i sanksionuar në nenin 33 pika 1 dhe 35 të Ligjit Nr.8269 datë 23.12.1997 ??Për Bankën e Shqipërisë?, i ndryshuar.

Në këtë kuptim, edhe në sistemin ligjor shqiptar, paraja me vlerë ligjore e Republikës së Shqipërisë është e përcaktuar si atribut ekskluziv që i përket ligjvënësit (Parlamentit) dhe jo Bankës së Shqipërisë, Pra bazuar në dispozitat e lartpërmendura të ligjit organik të Bankës së Shqipërisë, paraje zyrtare kombëtare ka qenë dhe mbetet leku, në ndryshim nga euro që është paraja me vlerë ligjore e vendeve të eurozonës në BE.

E shprehur, me një gjuhë të qartë juridike, të gjitha pagesat e detyrimeve publike apo private në Republikën e Shqipërisë, detyrimisht duhet të kryhen dhe paguhen me lek, në vlerën e tyre nominale.

Përkundër këtij përkufizimi ligjor, dhe ndryshe nga vende të tjera si Mali I Zi dhe Kosova, të euroizuara zyrtarisht pas vitit 1999 duke e deklaruar fillimisht deuttschmarkun dhe më pas euron si monedhën paralele të dinarit për ekzekutimin e pagesave dhe shlyerjen e transaksioneve financiare, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë një vend i euroizuar de jure por de facto.

Pavarësisht përdorimit të gjerë të euros në ekonomi, sipas analizave të FMN-së, euroizimi i ekonomisë së një vendi është një fenomen që ndeshet me tepër në vendet e vogla, me të cilat kuptohen jo thjesht vendet me sipërfaqe dhe popullsi të vogël, por edhe me një ekonomi të tillë.

Në këtë kategori hyn sigurisht edhe Shqipëria, një vend me një ekonomi tregu në zhvillim, ku dëshira e shprehur jo pak vite më parë për adoptimin e euros si monedhë zyrtare, ishte edhe shprehje e një zelli politik për heqjen dorë nga sovraniteti monetar, d.m.th nga leku si monedhë kombëtare, pra edhe nga pavarësia në zbatimin e politikës monetare, me iluzionin se kjo do të lehtësonte shkëmbimet tregtare dhe ekonomike dhe do të përshpejtonte integrimin e Shqipërisë në Eurozonë.

Kjo perspektivë, tashmë duket e tejkaluar në kohë, sepse besimi tek euro është goditur brenda vetë BE-së, ndaj në debatin publik shqiptar sot mund të artikulohen me një logjikë më të kthjellët argumentat ekonomike mbi kostot dhe përfitimet që vijnë nga përdorimi i euros jo thjesht si mjet pagese, por si komoditet financiar, d.m.th si mall i llojit të vecantë (sui generis) që shitet dhe blihet në tregjet e këmbimeve valutore, në tregun bankar, dhe në tregun e kapitaleve.

Në këtë kontekst vjen edhe paketa më e fundit të masave politike që synon të vejë në zbatim Banka e Shqipërisë për zgjerimin e përdorimit të lekut në ekonomi, duke synuar rritjen e eficencës të kësaj të fundit.

Ndonëse e përkufizuar si ??politikë për zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare/lekut në ekonomi?, vendimi nr.09 datë 07.02.2018 i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë nuk përfaqëson një set parimesh sic nëkupton një document që mban emrin ??politikë?, aq më pak parimesh juridike, që do të bënin të kuptueshëm dhe të parashikueshëm mënyrat e veprimit të autoritetit monetar për të arritur objektivin që i ka vënë vetës, reduktimin e përdorimit të euros në ekonomi.

Ndonëse nuk ka as prerogativën dhe as kompetencën ligjore të rregullojë dhe mbikëqyrë sistemin financiar jobankar (shoqëritë e sigurimit, tregjet e titujve/bursën apo fondet kolektive të investimit), pika III/c e dokumentit të lartpërmendur identifikon si faktor përcaktues të politikës të deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë, ??zhvillimin e tregut financiar, duke zgjeruar llojet e instrumenteve financiare në monedhë kombëtare dhe përmirësimit të karakteristikave të tregtimit të tyre?.

I shprehur vetëm në terma të përgjithshme ky objektiv duket jorealist në mundshmërinë e tij për t??u realizuar, d.m.th në zgjerimin e përdorimit të lekut si valutë tregtimi për produktet e sistemit bankar dhe ato të Bursës Shqiptare të Titujve.

Më konkretisht, Banka e Shqipërisë duhet të bëjë transparente, dhe t??ia nënshtrojë konsultimit publik, një analizë gjithpërfshirëse të standarteve dhe kërkesave operacionale, proceduriale dhe teknike të instrumentave finnciare dhe infrastrukturës së tregut bankar dhe financiar, duke identifikuar se cilat janë prirjet apo dobësitë që ajo ka identifikuar në to, dhe sesi autoriteti monetar, brenda kompetencave që i njeh ligji, synon t??i përmirësojë me qëllim zgjerimin e hapësirës së përdorimit të lekut. Dihet se në ekonominë shqiptare dhe në tregun financiar ekzistojnë operatorë ekonomikë, banka dhe ndërmjetës financiarë të huaj dhe nga vende të ndryshme të BE-së.

Në këtë kontekst marrin përparësi si probleme juridike të dorës së parë çështje të së dejtës ndërkombëtare private, d.m.th tregut kombëtar i mungon transparenca dhe një set i qartë, i arsyeshëm dhe uniform rregullash juridike, vecanërisht i atyre që rregullojnë detyrimet monetare jo si mjete pagese, por si detyrime të kontraktuara dhe që shlyhen në tregun financiar/bursën e titujve dhe në atë të shërbimeve bankare.

Uniformiteti i këtyre rregullave në tregun kombëtar financiar është një parakusht për të vlerësuar efektivitetin e politikave që synon të ndërrmarë autoriteti monetar, ndaj harmonizimi i këtyre rregullave në përputhje me modelet ndërkombëtare, të tilla si Parimet (Unidroit) për kontratat tregtare ndërkombëtare, Parimet e Të Drejtës Kontraktore Evropiane, apo të Direktivës 2011/7/EU Mbi Pagesat e Vonuara, do të ishte një nga hapat e para dhe të dobishme në këtë drejtim.

Share: