Home KRYESORE Debati për teatrin, flet Timo Flloko:

Debati për teatrin, flet Timo Flloko:

Aktori i njohur Timo Flloko ka folur për here të parë mbi debatin e hapur në vend për Teatrin Kombëtar. “Unë jam për një teatër unik, grehinë që të qëndrojë më vete, të mos përfshihet në një ndërtesë biznesi.

Jam i atij mendimi që artistët vetë, më mirë se ata nuk e di askush, se sa vlen ajo strehë ku ata krijojnë. Teatri është kujtesë, memorie, janë disa pisha që kanë emrin e një artisti. Është një kujtesë që nuk mund të zhbëhet. Eshtë aty”, tha Flloko në emisionin e mëngjesit në Top Channel.

Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës janë shprehur se do të shembet teatri ekzistues për tu ndërtua një tjetër më modern. Ende nuk ka një projekt se si do të jete teatri i ri, por vete artistët kanë deklaruar se janë kundër ndërtimit të teatrit në një qendër biznesi, siç është modeli i stadiumit kombëtar. /Opinion.al

Share: