Home KRYESORE Dosja e Habilajve… sot në Parlament

Dosja e Habilajve… sot në Parlament

Parlamenti do të nisë këtë të hënë punimet e tij me një sherrnajë të pritshme, pasi në skenë do të dalë sërish emri i Saimir Tahirit dhe dosjes së Habilajve.

Prej dy javësh tashmë, PD ka depozituar në kuvend, kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për dosjen e Tahirit, e sidomos çështjen e shumëdebatuar nga opozita, se Tahiri shpëtoi nga prangat falë kryeministrit Edi Rama, i cili investoi gjithçka kishte në pushtetin legjislativ për të mos lejuar prokurorinë të çonte në gjykatë Tahirin për masë arresti.

Kësisoj kjo e hënë do të jetë dhe një “ringjallje” e Saimir Tahirit, kohës kur këshilli i mandateve nuk lejoi prokurorinë të arrestonte deputetin, dhe përfshirja e dyshuar e ish Ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës përmes bandës së Habilajve.

Sot pritet të vendoset dhe për fatin e kërkesës së PD-së, nëse do të lejohet apo jo ngritja e një komisioni hetimor “anti- Tahiri”

Share: