Home KRYESORE Emrat, falsifikonin dokumente zyrtare, policia ndalon 16 persona

Emrat, falsifikonin dokumente zyrtare, policia ndalon 16 persona

16 anëtarë të një grupi kriminal që merrej kryesisht më falsifikimin e dokumenteve zyrtare janë ndaluar në orët e fundit në rrethin e Fierit.

Lajmin e bën të ditur drejtori i Policisë Fier, Albert Nushi. Personat merrnin kryesisht nga 600-1200 euro për një dokument të falsifikuar.

Gjatë operacionit të koduar “Pagesa e fundit” në pranga kanë rënë Jetnor Hoxha, Xhevahir Myrtaj, Kostaq Papa, Enton Lahori, Artan Hasani, Bajram Hoxha. Eris Koliçi, Artan Hoxha, ndërsa janë në hetim të lirë 6 persona, nga të cilët dy janë në kërkim.

Njotimi i policisë

Goditet grupi kriminal me 16 anëtarë në disa qytete, në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm. Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë ditës së sotme kanë realizuar goditjen e një tjeter grupi kriminal me 16 anetarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.

Share: