Home KRYESORE Eposi i kreshnikeve Gjeto Basho Muji dhe Lul Basha…

Eposi i kreshnikeve Gjeto Basho Muji dhe Lul Basha…

0

Nga Ylli Dylgjeri

Të dy janë personazhe të periudhave të ndryshme te historise së shqiptareve.

I pari, vjen nga eposi i kreshnikeve, dhe është i mitizuar.

I dyti, akoma nuk është përjetsuar, ka mbetur ende te germa m…dhe herë herë edhe është mallkuar për devijacione politike.

Te dy janë me prejardhje nga veriu i Shqiperise.

Ashtu si prejardhja e Gjetos është e dyshimtë sepse vjen nga fjala i gjetur. Edhe prejardhja e Lulit eshte e dyshimte sepse rrjedh nga fjala luan. Pra s’është i qëndrueshem, lëviz andej këtej.

Në emrin e dytë, Basho, po ashtu tipar i perbashket që kanë është: Basho do të thotë që kanë zëne bashin e anijes, janë në ballë.

Po të vazhdojmë më pas me historine e tyre. Kemi serisht pika takimi:

Gjeto Basho Muji eshte thirrur ne dyluftim me Balozin e Zi.
Lul Basha eshte thirrur ne dyluftim me korrupsionin e Zi.

Midis morisë së elementeve të përngjashme, te kreshniket kemi : shtojzavallet, gjarperinjte qe u japin force e u shërojne plaget. Edhe keto elemente i gjejme me shumicë te PD dhe partite tona politike.

Ndërkohe, të dy i ka rritur nëna.Te parin nena në Lugjet e Verdha, te dytin Nena ne lugjet blu.
Edhe vargjet e kenges me lahute thone:

“Fol me nanen qe t’ka rrit
S’m’ke lane kurrë kaq shumë me pritë!”

Ne fund ajo që i ndan këto dy kreshnikë është:

i pari, eshte në lufte me Balozin qe vjen nga deti i europes mesjetare, dhe i dyti, akuzohet që është në miqesi me balozin e lindjes… deri ne sponsorizim.

Nese kam harruar ndonje perqasje tjeter me thoni.

TUNG!

Share: