Home KRYESORE Erjon Braçe: Lulëzim! Ose dorëzo në prokurori “faktet” për bosin e kokainës,...

Erjon Braçe: Lulëzim! Ose dorëzo në prokurori “faktet” për bosin e kokainës, ose…

Nga Erjon Braçe

Lulëzim!

Ose dorëzo në prokurori “faktet” për bosin e kokainës, ose thith preshin në gojë për qejf!

Me kulturën ligjore nuk ke lidhje!

Ka nje diference te thelle mes
propagandes dhe te vertetes.

Po kaq e thelle eshte diferenca mes politikes te mbeshtetur fort tek propaganda dhe sjelljes ligjore te mbeshtetur fort tek ligji dhe e verteta!

Sot, degjova me vemendje lutjen e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafa, drejtuar prokurorit per Krime te Renda dhe,
pergjigjen e kryetarit te opozites Lulzim Basha!

Teresisht te ndryshem, i ndan ne mes e verteta dhe ligji!

Padiskutim veprimi kokret mbeshtetur ne ligj, secili ne punen e tij, dje, sot e perjete po te doni.

Fatmir Xhafa ishte ne krye te nje operacioni qe goditi nje linje te forte trafiku te kokaines nga Kolumbia ne Shqiperi e me tej, duke sekuestruar sasine historike te kokaines, plot 613 kilograme!

Po Lulzim Basha?

Lulzim Basha ka qene minister i Brendshem, por gjithkush e mban mend per dy krime:

I pari, konsumuar mu brenda ne Lazarat nga ai, me vendimin politik per te lejuar kultivimin e hashashit aty, duke krijuar nje pol te forte te krimit te organizuar nga e gjithe Shqiperia aty;

I dyti, konsumuar mu ne bulevardin Deshmoret e Kombit, me vendimin dhe urdhrin per te vrare protestues paqesore ne rruge te madhe, ne mes te dites.

Lulzim Basha kurre nuk ju dorezua prokurorise per tu hetuar per keto krime, perkundrazi u angazhua per ta penguar prokurorine te hetoje per keto krime, padiskutim pjese e kultures ligjore qe ai ka.

Por kjo eshte e shkuara e tij.

Tani, prej nje muaji, Lulzim Basha thote se pronari i kokaines te sekuestruar gjate goditjes se Maminasit, eshte Olsi Rama.

Te njejten gje thote edhe tutori i tij me nam, Sali Berisha.

Nderkohe, Prokuroria qe udheheq hetimin eshte nen trysnine politike te Lulzim Bashes dhe partise se tij, madje nen urdhrin e tij publik-sic ka ndodhur edhe me heret xhanem, mbase duke mos kerkuar pronaret e vertete te kokaines dhe zoterit e tille te linjes se trafikut.

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa, i ka kerkuar sot prokurorit qe udheheq hetimet, te marre deshmine e Lulzim Bashes dhe Sali Berishes; pra, ti jape force ligjore “fakteve” qe ata i kane pjese te ligjerimeve te perditshme!

Por juristi me nam nderkombetar Lulzim Basha, refuzoi publikisht ti ike propagandes dhe deshmine e tij ta ktheje ne nje akuze ligjore perkunder atij, po atij qe ai e tregon si bosi i kokaines, Olsi Rames.

Qe Lulzim Basha eshte nje politikan genjeshtar, kete e di kushdo ne kete vend dhe jashte tij.

Por Lulzim Basha qenkerka nje gojtar qe ligjin e ka presh me xhufka ne goje, kurre kulture ligjore!

Fatmir Xhafa na i tregoi sot kete thjesht me nje lutje ligjore!

Tani Lulezim, ose shko ne prokurori dhe dorezo faktet qe ke per bosin e kokaines, ose thith preshin ne goje per hall; me ligjin as qe ke lidhje, me propaganden vazhdo se nuk pyet me kush!

Share: