Home KRYESORE Francë, ndalohet ish presidenti Nicolas Sarkozy per financimet nga Gedafi

Francë, ndalohet ish presidenti Nicolas Sarkozy per financimet nga Gedafi

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy është ndaluar për t’u pyetur për financimet e tij në fushatë elektorale, raportojnë me lajm të fundit mediat kryesore europiane.

Mediat thonë se lajmi është dhënë nga burime gjyqësore. Sipas Le Monde, gjykata po heton mbi financimet e dyshuara libiane në fushatën elektorale të Sarkozy të vitit 2007.

Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy ndalohet nga policia. Ai është marrë në pyetje lidhur me financimet në fushatën elektorale të vitit 2007.

Mediat ndërkombëtare theksojnë se gjykata po heton mbi financimet e dyshuara libiane në fushatën elektorale të Sarkozy.

Në një intervistë të regjistruar në vitin 2011, udhëheqësi i Libisë Muamar Gadafi u shpreh ndër të tjera se “Unë jam ai që e bëri atë president”, referuar Presidentit francez.

Share: