Home KRYESORE Goditja e grupeve kriminale, ja kush janë katër policët e arrestuar (EMRAT)

Goditja e grupeve kriminale, ja kush janë katër policët e arrestuar (EMRAT)

Mes personave të arrestuar pas mega aksionit që u finalizua me shkatërrimi 7 grupeve kriminale që merreshin me trafik klandestinësh shqiptarë, janë edhe 4 punonjës të policisë të Hanit dhe Hotit dhe të Qafë-Thanës. Drejtori i Policisë Ardi Veliu në një deklaratë për media tha se 3 punonjës janë të pikës kufitare të Qafë-Thanës dhe 1 polic i Hanit të Hotit.

EMRAT E POLICËVE
-Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

-Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

-Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

-Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Share: