Home KRYESORE Greqia përgatitet për luftë? Blen luftë-anije të fuqishme miliarda eurosh!

Greqia përgatitet për luftë? Blen luftë-anije të fuqishme miliarda eurosh!

Tensionet me Ankaranë dhe stërvitja e ushtrisë turke në Egje, duket se se kanë detyruar Greqinë të marrë masa serioze.

Së fundmi, Athina duket se ka vendosur të blejë 4 luftanije franceze, të gjeneratës së fundit.

Greqia dhe Franca kanë firmosur fillimisht  për blerjen e dy luftanijeve, vlera e te cilave shkon në 2 miliardë euro dhe më pas blerjen e dy të tjerave.

Luftanijet në fjalë janë fregata “Belharra”, anije që kanë jo vetëm sisteme të mbrojtjes detare, por sigurojnë mbrojtje të gjithë zonës ajrore.

Lajmi ka vërë bujë edhe në mediat gjermane, të cilat shtrojnë pyetjen se si do të mund të paguajë Greqia këto shuma marramendëse.

Theksojmë se Greqia ka blerë prej vitit 2011 deri në 2016, 20 helikopterë francezë ushtarakë të tipit NH-90 me kosto 546 milionë euro dhe 60 raketa anti-anije të tipit MM-40.

Parashikohet që dy fregatat, fjala e fundit e teknologjisë franceze të mbërrijnë në Greqi dy vjet më pas duke forcuar edhe më tepër flotën detare të këtij shteti në konflikt të përhershëm për ishujt me Turqinë.


360grade.al

Share: