Home KRYESORE Habit Rusia/Turqia së shpejti në luftë me Greqinë? Rusia, ndihmuese ndaj Turqise!

Habit Rusia/Turqia së shpejti në luftë me Greqinë? Rusia, ndihmuese ndaj Turqise!

Turqia do të përfitojë sistemet mbrojtëse ajrore S-400 nga Rusia.

Lajmi është bërë i ditur nga ndihmësi i Presidentit rus Vladimir Kozhin, i cili ka thënë se kjo kontratë do të hyjë më shpejt në fuqi, pasi sipas tij ishte Turqia ajo që shprehu dëshirën për ta përshpejtuar.

Kozhin tha gjithashtu se Rusia ka pasur kërkesa edhe nga Greqia dhe nga administrata greke qipriote për furnizimet e armëve të reja, por shtoi se është herët për të dhënë detaje rreth kësaj çështjeje.

Sistemi S400 përbëhet nga një qendër komandimi të lëvizshëm, tetë lëshues dhe 32 raketa, shkruan Tass.com.

Ky sistem raketash është në gjendje të zbulojë objektiva në një distancë prej 600 kilometrash dhe të shmangë avionët vjedhurazi e raketat balistike.

Turqia njoftoi se kishte përfunduar një marrëveshje me Rusinë për blerjen e dy sistemeve S-400 deri në fillim të 2020.

Kjo blerje sistemesh vjen në një kohë kur tensionet mes saj dhe Greqisë sa vijnë edhe rriten.

s.a/dita

Share: