Home KRYESORE Historia e tij përloti publikun, babait që la 2 vajzat në jetimore

Historia e tij përloti publikun, babait që la 2 vajzat në jetimore

0

Gëzimi, babai i cili nga pamundësia ekonomike që te kujdesej për to, i kishte dërguar fëmijët në jetimore me idenë që do të kishin një jetë më të mirë, me historinë e tij dy javë më parë në programin  “Dua të të bëj të lumtur”, përloti opinionin publik.

Një çift pastorësh, në “Dua të të bëj të lumtur”, kishin ftuar Gëzimin për t’i kërkuar kujdestari alternative për dy vajzat e tij, por ai e refuzoi këtë kërkesë me pretendimin se ata kishin ndikuar në distancën që të bijat kishin filluar të shfaqnin ndaj të atit të tyre biologjik.

babaiNjë nga personat që reagoi për këtë situatë ishte edhe Imami nga Tirana, Ahmed Kalaja, i cili sot nga profili i tij zyrtar ka zbuluar se, Gëzimit i ndodhi diçka që e bëri të lumtur.

Një person i cili nuk ka dashur të njihet publikisht, i ka dhënë ndihmë Gëzimit duke e punësuar si punonjës mirëmbajtës hidraulik elektrik me një rrogë mujore prej 40 mijë lekë.

Babai i pesë fëmijëve ka firmosur kontratën 5–vjeçare me punëdhënësin duke siguruar kështu të ardhura mujore të konsiderueshme për të mbajtur familjen. Me shpresën se shumë shpejt do t’i tërheqë vajzat nga jetimorja, Gëzimi tha në program se do t’i merrte menjëherë të bijat. Edhe ato vetë deklaruan të njëjtën gjë./Panorama/

auto_Screenshot_11521020636


360grade.al

Share:
Reklama juaj