Home KRYESORE Horoskopi ditor, e enjte 22 mars 2018

Horoskopi ditor, e enjte 22 mars 2018

0

Dashi

Euforia juaj e tepruar sot mund të shkaktojë diskutim në familje. Jini të moderuar dhe kushtojini më shumë kohë të dashurit/ës tuaj, dhe madje edhe fjalëve romantike! Beqarët nuk do të luftojnë për të përfituar komplimente. Një histori e re po vjen për ta. Puna e mirë, diskrecioni është gjithmonë shumë i mirëpritur, jini të kujdesshëm në atë që thoni.

Demi

Është një ditë e pasigurt dhe duhet të mendosh për sjelljen tënde. Venusi mbron sferën sentimentale dhe do t’ju ndihmojë të sqaroni një situatë. Beqarët do të jenë në gjendje për të hartuar disa strategji për të bërë për vete një person të veçantë. Nëse jeni duke kërkuar një profesion ju do të keni mundësi të mira për të gjetur rrugën e duhur.

Binjakët

Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë shumë emocione, por edhe tensione në familje. Shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë të qartë nëse doni të përfshini partnerin/en. Zemrat e vetmuara sot do të jenë në gjendje që me sharmin e tyre të tërheqin miq të rinj. Intuita juaj e fortë do ta bëjë biznesin të fluturojë lartë. Çdo projekt do të shkojë në drejtimin e duhur, kështu që këmbëngulni.

Gaforrja

Në dashuri sot mund të ketë keqkuptime, por përpiquni të mos e ekzagjeroni me iluzione të jashtëzakonshme. Jini pajtues për të marrë pëlqimin e partnerit/es. Beqarët do të bëjnë miq të rinj dhe do të zbulojnë se kanë një ndjenjë të madhe me një person. Mos u hutoni dhe përqendrohuni në përgjegjësitë tuaja në punë!

Luani

Sot ju do të keni mundësi për të bërë zgjedhje që mund të ndikojnë në jetën tuaj të dashurisë. Shikoni brenda vetes për të parë nëse keni atë që dëshironi. Beqarët do të bëjnë më mirë që të mos mashtrohen nga këshilla të papërshtatshme, ndiqni zemrën tuaj. Vazhdoni ngadalë në fazën e punës, por zbatoni objektivat e vendosura me këmbëngulje.

Virgjëresha

Sot ju do të reflektoni shumë në disa situata lidhur me sjelljen e të tjerëve. Do të keni Hënën në kundërshtim gjatë gjithë ditës dhe do ta bëni partnerin/en tuaj të heshtë. Beqarët do të jenë shumë simpatik dhe do takohen me njerëz të rinj të cilët do të jenë me vlerë. Sektori i punës po kalon ulje dhe ngritje. Nëse jeni të punësuar nga dikush ju me siguri do të jeni favoritë.

Peshorja

Venusi në opozitë do t’ju bëjë të shqetësuar, por nuk do t’ju ndalojë të jetoni me një intensitet të madh. Marrëveshja me të dashurin/ën është e lartë! Beqarët do të jenë më iniciativë dhe do të shoqërohen me një person që pëlqejnë. Situata juaj e punës është pozitive, kështu që nuk duhet të kesh frikë të kërkosh ndryshime.

Akrepi

Jini më të kujdesshëm në dashuri dhe kushtojini vëmendje tensioneve që mund të shkaktohen nga ndonjë keqkuptim. Relaksohuni dhe gjithçka do të funksionojë. Beqarët do të dëshirojnë të shijojnë edhe për pak kohë lirinë e tyre dhe do refuzojnë ftesat për takime. Ju jeni duke i kryer detyrat e ngarkuara me kujdes të madh në punë. Në horizont shihen ndryshime rrënjësore.

Shigjetari

Venusi do t’ju bëjë të përjetoni pasionin e munguar ndoshta në marrëdhënien tuaj në çift. Kthejeni vëmendjen tek personi i zemrës dhe përjetoni këtë moment romantik me gëzim. Sot beqarët do të jenë më të vendosur se kurrë për t’u përqendruar në dashuri. Mbështetja e disa njerëzve me ndikim do t’i japë rrugë projekteve tuaja. Mund të shikoni për të ardhmen me optimizëm.

Bricjapi

Ju ende do të jeni pak të hutuar dhe mendimet tuaja nuk do të jenë aq të rrjedhshme sa dëshironi. Me Mërkurin kundërshtar do të jetë e vështirë për të shprehur ndjenjat tuaja. Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë programe të reja. Polemikat në vendin e punës do t’ju bëjnë nervozë. Mos u dorëzoni në projektin që po ndiqni dhe shkoni përtej pengesave.

Ujori

Dashuria do t’ju japë një ditë tjetër emocionuese, pasioni është në krye dhe ju jeni me të vërtetë shumë të lumtur. Planetët janë padyshim në favorin tuaj dhe asgjë nuk mund ta heqë harmoninë me partnerin/en. Zemrat e vetmuara ende do të enden dhe do të kënaqen me disa flirtime. Ka ndryshime në punë që ju do t’i merrni me entuziazëm të madh.

Peshqit

Saturni kundër në shenjën tuaj do të krijojë probleme në çiftet e lëkundshme, ndërsa ata në çift të qëndrueshëm mund të mendojnë të martohen ose të jetojnë së bashku. Do të jeni në gjendje të pushtoni me forcën tuaj atë që dëshironi. Beqarët do të jenë në gjendje të jetojnë histori intriguese. Disa pasiguri në frontin e punës mund të kërcënojnë qetësinë tuaj. Vlerësoni çdo vendim.

Share:
Reklama juaj