Home KRYESORE Jo gjithë jeta qenka burim poezie… Nga Martin Camaj

Jo gjithë jeta qenka burim poezie… Nga Martin Camaj

Pëzgjodhi: Elona Caslli

Ka rrethana në jetën e njeriut që ky don me I harrue. Po sa qet kryet një këso ngjarjesh në kujtesën e tij, ai e ndrydh, për shpirt kishte me e nxjerrë me gjithë rranjë prej fundit të zemrës, por s’ban!
Papritmas kujtimet e pakënaqshme mbijnë dikund ku as ndërmend nuk të shkon, shpesh si shfaqje negative, për shembull, në marrëdhanje me të tjerët. Nëse kjo vetje që don me harrue diçka asht krijues, këto ngjarje të pakandshme i shfaqen pavetëdishëm në krijimet e tij, në letërsi , për shembull , ose në pikturë apo me tinguj. Ky lloj arti del tepër i kapërthyem, por nëse ashtëvërtet art , del në trajtën e vet i harmonishëm.
Me zbërthimin e këtyne krijimeve artistike merren gjurmuesit, kritikët e bile tash së fundit dhe psikologët dhe aty këtu ndoj gjuhëtar.
Unë nuk i përkas kësaj rigate njerëzish, as si krijues, as si gjurmues. Poezia ime rrjedh nga ato rrethana jete që unë due t’i kujtoj!

Shkëputur nga Palimpsest.

Share: