Home KRYESORE Konstituohet komisioni hetimor për Tahirin/ Paloka/ Do ketë materiale sekrete ne diskutim

Konstituohet komisioni hetimor për Tahirin/ Paloka/ Do ketë materiale sekrete ne diskutim

Është konstituar komisioni hetimor parlamentar “Tahiri” ne parlamentin e Shqiperise. Kryetari i Komisionit Edi Paloka lexoi ne hapje se cili ishte objekti i plotë i komisionit dhe rregullat që do të ndiqen.

Paloka tha se për shkak të materialeve sekrete që do të vihen në dispozicion, deputetë duhet të paraqiten për t’u pajisur me çertifikatë sigurie. Po ashtu, kërkoi nga deputetët datën e re kur do të mblidhen për mbledhjen e radhës. Por kjo kërkesë ngjalli debate, pasi deputetët e PS thanë të mblidhen pas një jave, se kishin punë tjera.

Ne fjalën e saj deputetja e PS-së, Ermonela Felaj deklaroi: “Në mbledhjen e parë të komisionit, ligji e përcakton qartë se cfarë bëhet, kryetari deklaron qëllimin e ngritjes, detyrat e komisionit dhe planin paraprak të hetimit. Hetimi nuk mund të hapet që sot, se duam të dëgjojmë planin paraprak të hetimit dhe pastaj rezervojmë të drejtën të shprehemi”.

Share: