Home KRYESORE Kujtimet më shohin…. Tomas Transtromer

Kujtimet më shohin…. Tomas Transtromer

0

Përktheu: Elona Caslli

Një mëngjes qershori, shumë shpejt
për t’u zgjuar dhe shumë vonë për të fjetur prapë.
Duhet të dal në gjelbërimin e mbushur plot me kujtime,
që më ndjekin me sy kudo.
Kujtimet nuk duken, shkrihen aq mirë
me sfondin si kameleonë të përsosur.
I kam aq pranë kujtimet, sa ua ndiej frymëmarrjen
edhe pse zhurma e zogjve më shurdhon.

Share:
Reklama juaj