Home KRYESORE Beteja e Kultures kundra Antikultures vazhdon!

Beteja e Kultures kundra Antikultures vazhdon!

Nga Zef Bushati

Kultura. Nuk eshte thjesh nje fjale. Popujt, shtetet, qeverite, kane investuar per Kulturen. Romaket, Greket qe ne lashtesi investonin per kulturen e tyre. Investimet ne kulture dhe per kulture nuk mungonin nga popujt e europes dhe te kontinenteve te tjera.

Vit mbas viti, shekull mbas shekulli nder njerezit filloi te degjohej shprehja: njeri me kulture, popull me kulturë, ose, ky eshte njeri pa kulture, ky eshte injorant, eshte popull i prapambetur që i mungon i mungon kultura. Por me kalimin e kohes filloi te degjohet edhe fjala: antikulture.

Kjo nuk eshte thjesht nje fjale. Por eshte nje e keqe qe mbart shume mekate, qe e perfaqesojne njerez qe i kundervihen kultures, qe nuk e duan kulturen, qe duan injorancen dhe qe pengojne popujt ne rrugen e tyre drejt demokracise, zhvillimit, emancipimit, civilizimit, prosperitetit dhe qyteterimit. Kultura dhe antikultura.

Dituria dhe injoranca ne lufte me njera tjetren. Jo gjithmone fiton kultura, dituria, demokracia, civilizimi. Ka mjaft raste kur fiton antikultura, injoranca, diktatura, tatalitarizmi. Investimi per kulturen eshte i madh. Por investimi per te shembur antikulturen eshte shumë më i madh.

Shqiptaret ne rrugen e tyre, drejt konsolidimit te shtetit shqiptar, jane ndeshur dhe vazhdojne te perballen mjaft ashper me antikulturen e trasheguar e te imponuar, jane ndeshur me injorancen dhe diktaturen. Zgjedhja e injoranteve ne krye te partive politike, zgjedhja e injoranteve deputete ne parlament, zgjedhja e ministrave injorante e militante, e ka demtuar rende popullin shqiptar gjate gjithe historise qe nga shpallja e pavaresise e deri ne ditet e sotme.

Beteja e dijes me injorancen vazhdon ta demtoje kulturen, zhvillimin, demokracine, civilizim e shqiptareve. Mungesa e organizimit dhe vlersimit te shtreses intelektuale te popullit shqiptar do mbetet ceshtja me serioze ne rrugen drejt zhvillimit, integrimit dhe antaresimit te Shqiperise ne familjen europiane.

Share: