Home KRYESORE Kush është gjysma tjeter? Nga Ylli Dylgjeri

Kush është gjysma tjeter? Nga Ylli Dylgjeri

0

Sasia e kapur e kokainës prej 613 kg më vë në mendime. Më vë edhe ne dyshime. Duke u rrekur pas asaj çfarë kam ndjekur nga ky operacion antidrogë, kujtesa më shkoi thellë ne vite. Isha në nje detyrë të lartë shtetrore.

Një mik imi, gazetar i degjuar, më dërgon një fshatarin e tij për ta ndihmur për një hall.

Halli kish lidhje me shkollen e te birit. Hallexhiu ishte arumun, dhe meqe une kisha miqesi aso kohe me ambasadorin e rumanise zotin George Miku, duhej nje fjale e imja per ta futur ne listen e te miratuarve per ne Rumani. Per mos e zgjatur e pres ne zyrë “hallexhiun”. E degjoj, dhe e pyes:

Po ti vete apo djali çfare perpjekjesh keni bere per ta arritur kete shkollim?

Hallexhiu me pergjigjet shqip:
Shume jam lodhur, shumë fare. Kam kapur gjithe dynjane. Nuk me ecen shef!

Dhe si per ta bere me bindese perpjekjen shton: i kam çuar ambasadorit si peshqesh edhe gjysem viçi!
Sapo e degjova, ngrysem, dhe i ngre zerin:
Aaaa kështu?

Nuk bëhet! Nuk bëhet! Vazhdo jashte..
Por…hallexhiu me lot ne sy ndalon e serisht sqaron: A doje te verteten? Të vërteten te thashe!

Dakort- por kjo eshte gjysem e verteta. A me the qe dhashe gjysem viçi, kujt ja dhe gjysmen tjeter? Ambasadorit i rri mendja aty. Kush e ka marre gjysmen tjeter? Kur te dergosh, dergoje
te plote, qofte dhe nje pule. Jo me gjysma!

Hallexhiu ra ne mendime. E shoqerova dhe i premtova se do te bej perpjekje per tja zgjidhur hallin. Kaq.

Tani i kthehemi 613 kg te kokaines. S’ka mundesi kjo sasi me bishta! Ka standarte shitja ne Kolumbi.

Ku eshte gjysma tjeter?

Ka ardhur? Po vjen? Do te vije? Ku eshte bishti i mbetur prej afro 400 kg?

Hetimi vazhdon…

Share: