Home KRYESORE Mbërrijnë në Tiranë dy fëmijët me fruth nga Puka, motra u ndërroi...

Mbërrijnë në Tiranë dy fëmijët me fruth nga Puka, motra u ndërroi jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Arrëz ku një 13 vjeçare ka humbur jetën.

News 24 raporton se përveç vajzës që ka humbur jetën nga komplikacionet shëndetësore, vëllai dhe e motra dyshohet të jenë prekur nga fruthi dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ata po transportohen në gjendje të rëndë me helikopter në Tiranë.

Bëhet me dije gjithashtu se fshati Berishë në të cilën ndodhi ngjarja ende vijon të jetë i bllokuar nga dëbora prej të premtes. Helikopteri ka bërë disa tentative për t’u ulur në zonë, por ka hasur vështirësi nga mjegulla e madhe.

Por, raportohet nga Ministria e Mbrojtjes se helikopteri me dy fëmijët 9 dhe 15 vjeç ka mbërritur në Tiranë.

Share: