Home KRYESORE Netët me shi… nga Neil Richard Gaiman

Netët me shi… nga Neil Richard Gaiman

Përktheu Elona Caslli

Më pëlqente të flija me dritaren hapur.

Netët me shi, ishin gjëja më e bukur.
E hapja dritaren dhe mbështesja
kokën mbi jastëk.
Mbyllja sytë dhe ndieja
erën mbi fytyrë
dhe dëgjoja pemët që lëkundeshin.
Herë pas here, po të isha me fat,
era sillte në fytyrën time
një pikë shiu.
Unë e imagjinoja veten time
në një anije në mes të oqeanit.
Anija përkundej nga dallga e vdekur.
Nuk e imagjinoja veten si pirat, apo si dikush që udhëtonte
drejt një vendi.
E imagjinoja veten
veçse në anijen time.

 

Share: