Home KRYESORE Nikollë Lesi: Dosja “kokaina” dhe “financimi rus”. Presidenti Meta të mbledhë Këshillin...

Nikollë Lesi: Dosja “kokaina” dhe “financimi rus”. Presidenti Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

0

Akuza, kundërakuza dhe histori rrjetesh shërbimesh të huaja të cilat financojnë parti politike shqiptare. Më pas prapë akuza se kryeministri ka takuar fshehur persona juridik rus të cilët janë në listën e zezë amerikane. Sipas Bashës në nentor 2017 Rama ka takuar shefin e GUNVOR, TORNBJORN TORNQVIST.

Gunvor operon në fushën e naftës dhe gazit dhe akuzohet nga SHBA si kompani e lidhur direkt me Vladimir Putin. Ortak i kompanisë është dhe një shtetas rus, GENADY TIMCHENKO. Në vitin 2014 kompania ishte në listen e zezë të SHBA.

Prapë dollarë rus!

Akuza se shërbimet ruse po kërkojnë destabilitet në Shqipëri me anë të Lulzim Bashës. Ky është nënkuptimi që lëshon PS-ja zyrtarisht. Jemi të gjithë dëshmitarë të një rrëmuje të fortë politike dhe që ka nxjerrë disa fakte se po preket siguria kombëtare, në mos është prekur. U futën 613 kilogram kokainë e pastër në portin e Durrësit dhe u kapën nga policia shqiptare, por falë bashkëpunimit me të huajt. Dhe për me shumë se firma në fjalë kishte bërë 97 rrugë të tjera nga Amerika Latine në Durrës. Ka dyshime se përveç drogës futen apo dalin edhe armë nga portet shqiptare. Krimi i organizuar ka lidhje të forta në politikë. Edhe kjo prek Sigurinë Kombëtare.

Pra Siguria Kombëtare duket e cënuar. Përceptimi publik pas gjithë akuzave dhe faktëve është se ka nevojë për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilin vetëm Presidenti i Republikës e mbledh.

Kryetari i Shtetit Ilir Meta, edhe nëse nuk ka kërkesë nga PS apo PD apo edhe nga kryeministri, duhet ta thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe t’ju kërkojë llogari të gjithëve se po prekin Sigurinë Kombëtare. Dhe të kërkojë hetime e ndëshkime ndaj kujtdo për cënime kushtetuese.

Share: