Home KRYESORE Nusja i helmoi nënën, ja çfarë shkruan djali në rrjetet sociale. Krimin...

Nusja i helmoi nënën, ja çfarë shkruan djali në rrjetet sociale. Krimin e fshehu dhe i ati!

2
0
SHARE

Një triller i vertetë, historia e Kamzës. Rreth një vit më parë një 48 vjecare u raportua e vdekur për shkaqe natyrale, por hetimet kanë çuar në zbardhjen e ngjarjes: Vrasje dhe fshehje krimi.

Autorja 21 vjece është vënë në pranga, por bashkë me të edhe ish-vjehrri dhe hoxha i fshatit. Këta dy të fundit akuzohen për moskallëzim krimi. Lirije Lami, 48 vjeçe vdiq më 30 Prill 2017. Nusja i kishte hedhur helm në ushqim.

??Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit finalizuan operacionin ??Heshtja e Zgjatur? si rezultat u arrestua dhe la në arrest me burg Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale: Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare?, bëri të ditur policia në një njoftim për mediat.

Po kështu në arrest me burg është lënë edhe Agim Lami, 50 vjeç për veprën penale ??Moskallëzim krimi?. Agim Lami është bashkëshorti i viktimës. Ai dyshohet se është vënë në dijeni për vrasjen e gruas nga ish-nusja e djalit, por nuk ka denoncuar në polici.

Në pranga ka përfunduar edhe imami, Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë. ??Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale ??Arrest ne Burg?? për veprën penale moskallëzim krimi?, thuhet në njoftim.

Po kaq edhe personi i katër, Arben Saliu , 41 vjeç është lënë në ??Arrest ne Burg?? për veprën penale ??Moskallëzim krimi??. Ky i fundit është kushëriri i Agim Lamit.

Familja Lami banon në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz. Nga hetimet ka rezultuar se autorja e krimit është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të Lirije Lamit. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës (nuse-vjehrrë).

Prej një viti, djali i viktimës dhe ish-bashkëshorti i të resë që kreu krimin e rëndë, Olti Lami postonte vazhdimisht statuse të ndjera për nënën në rrjetet sociale.

Një status që ngre dyshime është ky: ??E verteta rrugën e ka të gjatë, por vjen! Të dua nënë?.

Dyshimi i qenësishëm është se Olti mund të ketë patur dyshime se nëna e tij nuk vdiq nga infarkti ashtu siç u raportua në fillim, pasi statuset e tij mbi ??të verteten? janë shkruar disa muaj para se të finalizohej operacioni i policisë. Të vertetat e tij mund të kenë ndihmuar policinë në zbardhjen e ngjarjes.

/Opinion.al

Share: