Home KRYESORE Opozita ultimatum Ramës: Hiq rrethimin e Kukësit, përgjigje personale për çdo akt...

Opozita ultimatum Ramës: Hiq rrethimin e Kukësit, përgjigje personale për çdo akt terrori!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, së bashku me aleatët në opozitë, në një deklaratë për media ka kërkuar largimin e forcave policore me të cilat ka rrethuar Kukësin, pasi me armë nuk mund të të arrihet asgjë, por vetëm me dialog.

“Dënojmë kërcënimet e Edi Ramës. Shprehje e rëndë psikike e Edi Ramës me të cilën u shfaq ai sot. Dënojmë dhunën barbare ndaj protestuesve dhe të vihet para përgjegjësisë çdo kush që ka ushtruar dhunë.

Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënime e armë.

Qytetarët nuk do të paguajnë taksa me grykën e pushkës. Edi Rama të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Policia duhet të jetë në luftë ndaj drogës, e kapjen e qindra trafikantëve që janë të lire”, tha Basha.

Basha i bëri thirrje çdo punonjësi të policisë që të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit.

Edi Rama të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës. Pazaret korruptive të Ramës do të hetohen e dënohen.

Share: