Home KRYESORE ‘I patë armët që dilnin nga tunelet?’, mesazhi i fortë i Erdogan

‘I patë armët që dilnin nga tunelet?’, mesazhi i fortë i Erdogan

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se Turqia nuk ka lejuar që terroristët e PKK-së dhe DEASH-it në Afrin të marrin kufirin e saj jugor, ashtu sikur që terroristëve të FETO-s në vitin 2016 nuk i ka lejuar të ketë sukses në tentimin e grusht shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

“I patë armët që dilnin nga tunelet e Afrinit. A kishin dobi prej tyre? Ashtu sikur më 15 korrik kur dhamë 251 dëshmorë dhe 2.193 të plagosur, por nuk e dorëzuam shtetin. As nuk ua dorëzuam organizatave terroriste 911 kilometra të kufirit tonë me Sirinë”, tha Erdoğan  në fjalimin me rastin e shënimit të 103 vjetorit të betejës detare dhe fitores në Çanakkala.

Erdoğan gjithashtu njofoti se në operacionin “Dega e Ullirit” deri tani janë neutralizuar 3.603 terroristë.

– Erdoğan: Hapja e urës ”Çanakkala 1915” në mars të vitit 2022

Erdoğan në ceremoninë e nisjes së punimeve nënujore për ndërtimin e urës, organizuar në Galipoli, tha se përfundimi i punimeve është planifikuar për në fund të vitit 2023, por kjo mund të ndodh shumë më herët.

Ai shtoi se duke punuar për të forcuar Turqinë, duke ndërtuar shumë objekte dhe rrugë vazhdon të kujdeset për gjithçka që dëshmorët luftuan dhe lanë në trashëgimi.

Sipas tij, eksportet nga 36 miliardë dollarë u rritën në 160 miliardë.

“Duke rritur të ardhurat kombëtare nga 3.400 dollarë në 11.000 dollarë, e kemi sjellë Turqinë në 20 vendet e para në botë. Sot në transport, shëndetësi, arsim, industri të mbrojtjes,  ekziston Turqi që nuk mund të krahasohet me atë të 15 viteve më parë”, shtoi Erdoğan.

Ai theksoi se vendi sot vet prodhon dhe eksporton armë të veta, tanke, helikopterë, drone pa pilot…

Erdoğan tha se Turqia në mënyrë të sigurtë aspiron drejt përmbushjes së objektivave të vendosura për vitet 2023, 2053 dhe 2071.

Ai rikujtoi shumë megaprojekte turke të realizuara gjatë disa viteve të fundit, mes të cilave janë Marmaray, ura Yavuz Sultan Selim, ura Osmangazi, tunel Evroaziatik


360grade.al

Share: