Home KRYESORE PD gati të “fundosë” Tahirin: Kemi gati provat

PD gati të “fundosë” Tahirin: Kemi gati provat

Nën kryesimin e Edi Palokës demokratët janë bërë gati t’i shkojnë deri në fund hetimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si pjesë e dosjes “Habilaj”.

A është ai i përfshirë në trafik dhe çfarë pritet të zbardhë komisioni hetimor? Anëtari demokrat i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News 24, thotë me bindje se opozita është gati të sjellë provat e saj që të zbardhet e vërteta.

Ai madje shton se për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje, janë konsultuar sot edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Ka qenë një takim konsultativ, e kemi marrë seriozisht këtë çështje pasi e e kërkon edhe koha…E marrtë e mira, duhet marrë seriozisht kjo çështje! Nëse ka një njollë të errët ky vend, është kjo çështje. Ky është momenti që të kuptohet se në çfarë katrani është zhytur ky vend .E di që do ketë dy raporte në fund, për çështjen, por më rëndësi kanë faktet që do të shpalosen a janë të vërteta apo jo, dhe a do të tregojmë një situatë therëse të fenomenit të kultivimit të drogës. Ne kemi detyrim publik të sjellim provat tona”,- tha demokrati.

Share: