Home KRYESORE Përballje e fortë mes Rita Orës dhe Dua Lipës

Përballje e fortë mes Rita Orës dhe Dua Lipës

Rita Ora do të performojë këtë vit edhe në ECHO Awards në Berlin të Gjermanisë, në këtë mbrëmje të çmimeve të barasvlefshme me Grammy.

Por përveç se që do këndojë, Rita Ora është edhe e nominuar në një kategori të kësaj ceremonie, e në po të njëjtën mund të gjesh edhe emrin e Dua Lipës.

Dy këngëtaret shqiptare janë nominuar në kategorinë “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, ndërsa kjo ndodhi për herë të parë.
Dyshja do garojnë në mes vete, e përveç se në mes vete edhe me artiste të njohura si Camila Cabello, Pink dhe Taylor Swift.

Ceremonia do të mbahet me 12-të prill në Berlin, e përkrah Rita Orës do performojnë edhe Liam Payne e Jason Derulo.

Share: