Home KRYESORE Putin flet për herë të parë për atentatin ndaj tij (VIDEO)

Putin flet për herë të parë për atentatin ndaj tij (VIDEO)

Në dokumentarin e ri të përgatitur për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin e ka bërë gazetari Andrej Kondrasov, shefi i Kremlinit kujton incidentin e vitit 2000, ku helikopteri i tij u sulmua në Çeçeni.

Në atë Putini ka qenë në krye të detyrës së presidentit të Rusisë, në Çeçeni, në prag të Vitit të Ri ku ai uroi forcat e përbashkëta të trupave aleate ruse.

Njeriu i parë i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, ka thënë se ishte kohë e rrezikshme për Rusinë.

“Helikopteri nuk ka mundur të ulet”, thuhet në dokumentar.

Në një deklaratë thuhet se helikopteri nuk ka mund të aterrojë për shkak motit të keq, por në fakt helikopteri kishte marrë zjarr, ka treguar Kondrasov.

“Mendova se ajo ishte fishekzjarr sepse ishte nata e Vitit të Ri, por piloti tha: “Çfarë fishekzjarri? Jemi sulmuar”, ka thënë Putini.

Për këtë ngjarje ka folur edhe Igor Seçin, drejtori ekzekutiv i Rosneft, pastaj edhe nënkryetari i administratës presidenciale.

Sipas fjalëve të tij, helikopteri u detyrua të zbriste në vend tjetër dhe të siguronte transport rrugor, pavarësisht faktit se pothuajse të gjithë rrugët ishin të minuara.

“Gjatë kthimit një minë ka shpërthyer, por për fa të mirë askush nuk u lëndua”, ka thënë ai.


360grade.al

Share: