Home KRYESORE Putin i përgjigjet me kërcënim ultimatumit të Britanisë: Për çdo sanksion do...

Putin i përgjigjet me kërcënim ultimatumit të Britanisë: Për çdo sanksion do keni?

3
0
SHARE

Tensione ne kulm mes Rusise dhe Britanise, pas ultimatumit te kryeministres Theresa May qe Moska te pergjigjet per helmimin e ish agjentit rus ne Angli.

Nderkohe qe Theresa May ka bere me dije se do te nise masat ndeshkimore ndaj Rusise, kjo e fundit nuk ia ka kursyer pergjigjen.

Rusia, e cila mohoi çdo përfshirje, tha se nuk po i përgjigjej ultimatumit të May-t derisa të merrte mostrat e agjentit nervor, e sfidoi Britaninë të tregoje se cilat sanksione do të impononin ndaj interesave ruse.

??Moska nuk do t??i përgjigjet ultimatumit të Londrës deri sa të marrë mostrat e substancës kimike,? tha ambasada e Rusisë në Londër. ???do kërcënim për të marrë masa ndëshkimore kundër Rusisë do të kete një përgjigje?, raportojne mediat e huaja.

Nderkohe qe kryeministrja e Britanisë, Theresa May, pritet të shpallë një sërë sanksionesh kundër Rusisë, pasi kjo e fundit nuk e ka përmbushur afatin e saj për të shpjeguar se si një agjent nervor, prodhim rus, është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus në Britani.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për të vrarë Sergei Skripalin dhe vajzën e tij Yulia, në Sallsbëri.

May do të takojë zyrtarë të lartë të inteligjencës, ndërsa më pas do t??iu drejtohet ligjvënësve britanikë.

Moska ka thënë se nuk do t??i përgjigjet ultimatumit të Briatnisë derisa nuk i jepet qasje në substancën kimike të përdorur në sulm.

Zyra e kryeministres May tha se ajo ka marrë mbështetje nga presidenti amerikan, Donald Trump, me të cilin janë pajtuar gjatë një bisede telefonike se Moska ??duhet të ofrojë përgjigje të qarta për atë se si është përdorur agjenti nervor?./360grade.al

Share: