Home KRYESORE Qeveria bëhet njësh me oligarkët dhe del hapur kundër FMN

Qeveria bëhet njësh me oligarkët dhe del hapur kundër FMN

0

Pas publikimit të raportit të FMN-së, ka reaguar kreu i deputetëve LSI-së me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ai shprehet se qeveria po del kundër FMN dhe është bërë njësh me oligarkët

Reagimi i plotë:

Qeveria behet njësh me oligarkët dhe del hapur kundër FMN.

FMN është shume e qarte kur thotë te ndalen koncesionet.

Por qeveria e shndërruar ne bisht te oligarkëve nuk i ndalon koncesionet edhe kur ja thotë prere FMN.

FMN është përsëri e qarte në lidhje me përfshirjen në TVSH të bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë, FMN këshillon se “administrata do të shpërqendrohet, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha dhe ka rrezik të ulen të ardhurat, ndaj nuk ishim dakord që në fillim”.

Qeveria e bere njësh me oligarkët me te cilët ka bere gati koncesionin për mbledhjen e TVSH as qe pyet as për FMN dhe as për mijëra biznese qe mbyllen e mijëra njerëz, qe mbeten pa buke.

Oligarkët dhe qeveria trashen dhe vegjëlia thahet.

Shqiptaret janë pa drejtim”, -përfundon ai.

Share:
Reklama juaj