Home KRYESORE Qytetarët e Durrësit kalojnë momente tmerri. Uji vershon nga 4 anët…

Qytetarët e Durrësit kalojnë momente tmerri. Uji vershon nga 4 anët…

Nga qenë një ditë e tmerrshme kjo e sotmja për qindra e mijëra qytetarë të Durrësit që teksa nxitonin për në punët e përditshme përballeshin me vërshimin e ujit, në rrugë, shkolla, dhe katet e para të banesave e dyqaneve. Pamjet (më poshtë) flasin vete se si u përmbyt shkolla “Met Hasa” në Durrës dhe nxënësit u evakuuan me zjarrfikëse. Po e njëjta gjendje nëpër urbanët e qytetit. Kanalizimet pothuajse nuk funksionojnë dhe kjo gjendje përsëritet sa herë në këtë qytet ka reshje.

Edhe projekti më i fundit i kësaj bashkie, Veliera e famshme është përmbytur aq sa edhe kalimi i mjeteve është bërë i vështirë.

Mësimi në të gjitha shkollat e qytetit si dhe në Universitetin Aleksandër Moisiu është pezulluar.

Autobusi i cili përshkon linjën e Unazës në Durrës, ka mbetur i bllokuar prej orës 8 e 30 të mëngjesit deri në orën 11:15 minuta, në zonën pranë stadiumit “Niko Dovana” në lagjen nr.18.

Qytetarë të shumtë janë detyruar të presin për disa orë për të mbërritur në destinacionin e tyre, ndërsa për ta arritur këtë gjë është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses.

Sakaq, Kodër Vila prej disa vitesh vuan pasojat e erozionit pasi përbërja e saj argjilore ka sjellë shkarje dherash./Opinion.al

Share: