Home KRYESORE Rama poston pamje nga Vlora dhe, lexoni reagimet e qytetarëve…

Rama poston pamje nga Vlora dhe, lexoni reagimet e qytetarëve…

0

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video me pamje nga Vlora, që sipas tij po ndryshon dita ditës.

“Me këtë vrapim me sy mbi Vlorën e rilindur, ku ka ende shumë akoma për të bërë, e shumë më shumë do të bëhet, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama në komentin që shoqëron videon.

Por ndjekësit e Ramës në rrjetet sociale nuk pajtohen me Kryeministrin, duke i kujtuar se nga TV gjithçka duket e bukur por të jetosh në Vlorë është sikur jeton në një vend afrikan.

Një tjetër komentues i kujton Ramës se është kryeministër i Shqipërisë dhe jo i një qyteti, ndërsa të tjerë flasin për mungesën e investimeve në zonat bregdetare, punësimin, varfërinë./opinion.al

9
Share:
Reklama juaj