Home KRYESORE Rama prezanton projektin e Teatrit të ri Kombëtar, do jetë 3 herë...

Rama prezanton projektin e Teatrit të ri Kombëtar, do jetë 3 herë më i madh se aktuali

1
0
SHARE

Nga salla e ekspozitave të COD, Qendra për Hapje e Dialog, në Kryeministri, u prezantua të hënën projekt-propozimi i Teatrit të ri Kombëtar.

??Nga 3 mijë metra katror rrënojë sot, do të kemi 9 mijë metra katror Teatër nesër. Nga një sallë që është sot do të kemi nesër 4 salla. Salla kryesore nga 480 vende që ka sot, do të ketë 620 poltrona nesër?, tha Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, mes të cilëve kishte edhe shumë aktorë të cilët fillimisht e kanë refuzuar idenë e prishjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

??Teatri është pjesë e një propozimi PPP, shteti do të përfitojë ndërtimin e teatrit, në pjesën tjetër do të bëjë zhvillimet e veta, e cila do të jetë pjesë e zhvillimeve të qytetit. Nuk është një teatër me kullë, por nuk do të ishte mëkat të ishte edhe nën kullë. Kur shkojnë njerëzit në Teatër nuk shikojnë kullën, por teatrin?, tha Rama.

Teatri i ri Kombëtar, të cilin Kryeministri Rama e quajti shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Shqipërinë, parashikohet të ndërtohet në kuadër të një nisme frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social.

Projekt-Propozimi i prezantuar është punim i studios së famshme ndërkombëtare, BIG./tvklan.al

Share: