Home KRYESORE Ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi

Ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi

0

Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikojë me ne fund marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë “dritën e gjelbër” kësaj marrëveshje.

Kjo marrëveshje është votuar pas 4 tentativave penguese që i bëri Lëvizja Vetëvendosje përmes hedhjes së gazit lotsjellës. Si pasojë e veprimeve të deputetëve të VV-së, shumica prej tyre u përjashtuan nga seanca.

Në momentin kur është votuar Demarkacioni, i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca. Vetëvendosje denoncoi praktikat, sipas saj antidemokratike të Kuvendit, e tha se miratimi i ligjit ishte tradhti ndaj vendit.

Por ne fasipas koalicionit qeverisës, miratimi i ligjit është plotësimi i një kushti të rëndësishëm për liberalizmin e vizave.

Share:
Reklama juaj