Home KRYESORE Reshjet ndalen në mbrëmje, fundjava e butë dhe pa shi

Reshjet ndalen në mbrëmje, fundjava e butë dhe pa shi

Reshjet që na kanë shoqëruar në këto ditë të para të Marsit duket se do të ndalen mbrëmjen e sotme duke na dhënë një fundjavë me temperature relativisht të larta dhe vranësira e kthjellime, por pa reshje.

Sipas Meteoalb, gjatë ditës së sotme vendi ynë në orët e para të mëngjesit do të jete me rreshje shiu me intesitet të lartë në orët e para të mëngjesit ku do të ketë dhe shkarkesa elektrike, gradualisht rreshjet do të reduktohen dhe në mbrëmje do të ndërpriten duke i’a lenë vendin kthjellimeve.

Situata sinoptike që përmirësohet kështu mbrëmjen e së enjetes do të dominojë edhe fundjavën, deri ditën e dielë.

Temperaturat në zonat e ulëta dhe qendrore në vlerat e tyre maksimale pritet të kalojnë 20 gradë, ndërsa vlerat minimale do të zbresin deri në 6 gradë celcius, ndërsa në zonat malore vlerat minimale arrijnë në 2 gradë dhe ato maksimale deri në 13 gradë celcius.

Sipas AccuWeather, javën e ardhshme, parashikohet sërish kthim reshjeve dhe shtrengatave.

Share: