Home KRYESORE Rita Ora shkëlqeu në “Global Awards”, por fansat zbuluan se diçka…

Rita Ora shkëlqeu në “Global Awards”, por fansat zbuluan se diçka…

Fansat dalluan se 27-vjeçarja Rita Ora dhe 24-vjeçari Liam Payne po mbanin një distancë, ndërsa performuan të enjten në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Global Awards”.

Dy këngëtarët qëndronin në ndarë në skenë, ndërsa performuan “For You”, duke vërtetuar pretendimet e fansave se, 34-vjeçarja Cheryl duhet t’i ketë kërkuar dyshes që të mbajnë largësi ndaj njëri-tjetrit.

Rita dhe Liam magjepsën me performancën e tyre, ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare kishte menduar tre veshje të ndryshme për mbrëmjen.

Fansat e emocionuar shkruan: “Liam dhe Rita janë të mrekullueshëm”; “A mund të bëjnë Liam dhe Rita më shumë bashkëpunime, se zëri i tyre shkon kaq shumë bashkë”.

Më herët gjatë natës, Rita anashkaloi tapetin e kuq, ndërsa u shfaq fillimisht me një kostum me kuadrate, me të cilin u ngjit në skenë ku mori çmimin “Artisti më i mirë “pop”.

Veshja më seksi ishte truporja e bardhë:


360grade.al

Share: