Home KRYESORE Robert Ndrenika kërkon fjalën, Rama: Jo, prit shiko projektin

Robert Ndrenika kërkon fjalën, Rama: Jo, prit shiko projektin

0

Është zhvilluar këtë të hënë në Kryeministri, prezantimi i projektit të Teatrit të ri Kombëtar, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e artistëve.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë theksoi vendosmërinë e qeverisë për të shembur teatrin ekzistues dhe ndërtimin mbi të, të një Teatri dinjitoz. Rama tha se Teatri Kombëtar aktualisht është jashtë çdo standardi.

Por në fund të fjalës së Kryeministrit, kërkoi fjalën aktori i madh Robert Ndrenika, prezent në këtë takim.

Megjithatë ka qenë vetë Kryeministri Rama që nuk e lejoi të flasë duke i kërkuar që më parë të shohë prezantimin e projektit.

“Jo jo, prit shiko projektin njëherë” është shprehur Rama pas kërkesës së aktorit për të marrë fjalën.

“Mirë dakord po shoh projektin” i është përgjigjur pa mikrofon aktori i madh.

Ndërkohë lidhur me projektin-skicë që do të ndërtohet në Teatrin ekzistues, aktori i madh theksoi se është kundër metodës së ndërtimit të tij, përmes Partneritetit-Publik-Privat, ose e thënë ndryshe i dhënë me koncension.

Madje ai ka shtuar se do të donte që të shihte nga afër projektin për të parë veçanërisht sallën e Teatrit të ri Kombëtar.

“Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane, më mirë të shtyhet e dhe të bëjë Teatrin Kombëtar. Shembull kam: Maqedonia po bën teatër shumë të mirë. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, është shprehur aktori i madh në përfundim të takimit./opinion.al

Share:
Reklama juaj