Home KRYESORE Shpirti i poetit … Nga Ko Un

Shpirti i poetit … Nga Ko Un

0

Përktheu Elona Caslli

Poeti lind në hapësirat e krimit,
vjedhjes, vrasjes, mashtrimit, dhunës,
në zonat më të errëta të kësaj bote.

Fjalët e poetit depërtojnë
tek shprehjet më vulgare dhe më të ulta,
tek lagjet më të varfra të qytetit
dhe për ca kohë e mposhtin shoqërinë.

Shpirti i poetit është klithma vetmimtare e së vërtetës,
që lind në hapësirat midis gënjeshtrave dhe fatkeqësive të kohës sonë
dhe që rrihet për vdekje nga shpirtrat e tjerë.

Shpirti i poetit është i dënuar dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Share: