Home KRYESORE ‘’S’ke fëmijë”, Mira Kazhani i kthehet avokates së shtetit jo pa mllef…

‘’S’ke fëmijë”, Mira Kazhani i kthehet avokates së shtetit jo pa mllef…

Përplasjet mes njerëzve të ekranit janë bërë aq të zakonshmë, sa në një moment të duket sikur përsëritin njëri tjetrin.

Së fundi në pah ka dalë një konflikt në distancë mes gazetares Mira Kazhani dhe avokates së shtetit Alma Hicka.

Duke iu refruar një shkrimi të Kazhanit për 8 Marsin, mes të tjerave Hicka ka përmendur faktin se gazetarja nuk ka fëmijë,  dhe nuk e njeh mirë raportin në familje. Hicka mes të tjerave në reagimin e saj shkruan se: Dikush t’i shpjegojë kësaj se barazia nuk do të thotë njëlloj, që burrat të bëhen gra dhe pavarësisht se kohët e fundit kemi pasur edhe qenie që duken hibride…

Kaq ka mjaftuar që vetë Mira të ulet e ti dedikojë një editorial të gjithë avokates së shtetit, pa harruar që t’i përmendë në to gjyqet e humbura, apo edhe notat që ka marrë në shkollë.

‘’U interesova për ju dhe mësova që keni mbaruar me dhjeta, por, siç duhet ta keni vënë re, kur humbët në Strasburg 13 milionë euro në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, dhjetat janë t’i mbash për trofe në sirtarë dhe nëpër CV. Me atë gjyqin e Bashës dolët tmerr keq. Por tani, s’ka gjë sepse do t’i paguajmë ne, qytetarët e thjeshtë.

Mes shkrimit të një gazetareje, një opinioni të lirë me kontekst social apo dhe gjinor, përveçse mund të përplasim ¡lozo¡të e mendimit, dijet tona nuk i shkaktojnë asnjë dëm shoqërisë. Pra, sado të jem unë një gazetare/grua pa fëmijë dhe burrë në darkë në shtëpi, shkrimi im, që nuk fyen dhe nuk bën të paguajë askënd nga xhepi i pasur apo i varfër për zullumet e atyre lart, siç do bëjmë ne për pallatin e Lulzim Bashës, nuk kanë të krahasuar, zonja Avokate e Shtetit.

Si gazetare, ju më zgjuat vetëdijen se kemi dhe kam përgjegjësi që të mos humb kohë duke folur për ¡lozo¡ online, burrat kështu e gratë ashtu, por t’i kthehemi punës investigative. Do të interesohem më shumë për paaftësinë tuaj në arbitrazhe dhe sigurisht edhe për kontratën plot hije dhe mister që bëtë me ministrin Gjiknuri me historinë e Cez, ku veç qelbit të Berishës ka ende për të mësuar.

Sepse interesi qytetar duhet të na udhëheq ditën time si gazetare dhe tuajën si avokate e shtetit shqiptar. Në fund thonit: Mjerë fëmijët ku po i rrisim në këtë vend. Edhe për këtë keni të drejtë. Fëmijët e tu do paguajnë paaftësinë e Avokates së Shtetit në Strasburg. Plot 13 milionë euro”, shkruan Kazhani në reagimin e saj.

(E.K/FAXWEB)

Share: