Home KRYESORE Të plagosur në protestën kundër taksës në Rrugën e Kombit

Të plagosur në protestën kundër taksës në Rrugën e Kombit

Tension tek Rruga e Kombit. Protestuesit përplasen me policinë dhe ka pasur momente kur kanë qëlluar me gurë policine. Kjo e fundit eshte vendosur kordon para traut per te penguar demtimin e vendit ku behet pagesa. Raportohen në disa momente ka pasur dhe konfrontime me policinë.

Protestuesit: “Na kanë vënë litarin në fyt. Të heqin traun. Të hiqet trau direkt. Policia na qëlloi me shkopinj gome”.

Gazetarët në vendngjarje kanë bërë të ditur se policia këtë herë ka vendosur të sulmojë me gazlotsjellës protestuesit. Dhjetëra prej protestuesve kanë pësuar dëmtime të ndryshme, ndërsa bëhet e ditur se tre protestues janë në gjendje të rëndë. Ata janë transportuar për në spitalin e Kukësit.

 

Share: