Home KRYESORE “I thashë hajde të pajtohemi dhe i hodha helm në lëngun e...

“I thashë hajde të pajtohemi dhe i hodha helm në lëngun e portokallit. Kur ishte në agoni e mbyta me duar”

0

Marjana Çmeta sot 21 vjeçe nënë e një foshnje 5 muajshe është pas hekurave nën akuzë për një vrasje makabre. Me zë dhe figurë ajo i ka rrëfyer hoxhës së fshatit skenën horror, kur ka helmuar vjehrrën me bar miu (fostoksinë) dhe në agoni e sipër i ka futur duart në fyt për ti marrë edhe frymën e fundit….

Krimi ka ndodhur më 30 Prill 2017 në lagjen e ish-frutikulturës në Kamëz por është zbardhur afro një vit më vonë, pas një hetimi intesiv ku ka marrë pjesë edhe djali i të ndjerës Lirije Lami, njëherësh ish-bashkëshorti i Marjanës, Oltian Lami.

Ngjarja asokohe është raportuar si vdekje natyrale për shkak të infarktit, por Oltian Lami ka patur dyshime të arsyeshme se nëna e tij është vrarë nga nusja për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta që ato kishin. Disa muaj pasi të rinjtë janë martuar, prindërit Agim dhe Lirije Lami janë larguar për tek shtëpia e vjetër në Zall herr, pasi nuk po jetonin dot me nusen e re e cila akuzonte vjehrrën si shkaktare të grindjeve me të shoqin, Oltianin.

Më datë 30 prill ajo (Marjana) e kishte parë vjehrrën duke shpërndarë qumështin në lagje dhe e kishte ftuar në shtëpi, duke e gënjyer se donte të pajtoheshin. Pasi ishte futur brenda i kishte dhënë lëng portokalli me helm. Siç shkruhet në dosjen hetimore të prokurorit Besnik Muçi dhe hetuesit Joni Keta, nusja vrarsëse e ka dëshmuar krimin tek hoxha i fshatit, Hysen Shehu. Ky i fundit ka regjistruar në një video prej 72 minutash ku Marjana Cmeta i thotë se nuk ndihej mirë shpirtërisht pas asaj që kishte bërë dhe kërkonte mëshirë nga hoxha.

Po kështu në video, Marjana ka rrëfyer se pasi i ka hedhur helmin, vjehrra Lirija ishte në agoni dhe kërkonte të dilte nga dhoma, por ajo e ka lidhur me shall e më pas i ka futur edhe duart në fyt për ta mbytur. “Isha e fiksuar se vjehrra po më shkatërronte martesen me Oltin”, mësohet ti ketë thënë 20 vjecarja imamit.

Më tej, Hysen Shehu ka vënë në dijeni vjehrrin e të resë dhe bashkëshortin e viktimës, Agim Lami. Ky i fundit sot ndodhet në bankën e të akuzuarve për shkak se nuk denoncuar aktin e rëndë për të cilin ishte vënë në dijeni nga hoxha. Po kaq, prokuroria ka ngritur akuzë edhe ndaj hoxhës Hysen Shehu për moskallëzim krimi.

I vetmi që ka bashkëpunuar me policinë dhe prokurorinë ka qenë djali i të ndjerës, Olti. Ai ka realizuar një telefonatë (që është përgjuar nga prokuroria) me hoxhën, çka ka bindur grupin hetimor mbi autoren e krimit Marjan Çmeta.

Dyshohet se Agim Lami ka tentuar ta fshehë ngjarjen për shkak të mentalitetit. Ai njihet si besimtar në zonë dhe mendonte se kjo çështje i përket vetem familjes së tij.

Ndërsa në dëshminë e Oltianit në prokurori thuhet se “5 muaj para vdekjes, Marjana dhe mami janë zënë fizikisht. Ka qenë Marjana që e ka kapur për flokësh mamanë time dhe janë gjuajtur. Kam ndërhyrë unë për ti ndarë. Babai i tha Marjanës të ikte nga shtëpia dhe ajo është larguar për 5 ditë, pastaj është kthyer prapë pasi babai im e fali”. Për shkak të zënkave dhe sherreve të vazhdueshme ai nuk e ka besuar asnjëhere se nëna e tij kishte vdekur nga shkaqe natyrale. Këtë e shkruante në facebook: “E verteta vonon, por do të dalë”.

Pas vdekjes së nënës ai ishte ndarë nga bashkëshortja e cila asokohe ishte shtatzënë. Marjana Cmeta është arrestuar dhe pas kësaj historie tejet të rëndë mbetet edhe një foshnje vetem 5 muajshe. Sipas kodit penal, nusja vrasëse rrezikon të dënohet deri në 35 vite burgim. /Opinion.al

*Në foto viktima dhe postimi i të birit në rrjetet sociale

Share:
Reklama juaj